Largimi i saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit kanë shprehur mendime të ndara mbi arsyet dhe mënyrën e daljes.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Alba ka qenë një nga figurat më të komentuara, duke nxitur debat të gjerë për deklaratat dhe qëndrimet e saj, veçanërisht në temat që prekin besimin, identitetin dhe jetën personale.
Prezenca e saj ka gjeneruar vëmendje jo vetëm brenda Kosovës, por edhe më gjerë, duke e kthyer në një nga emrat më viralë të këtij edicioni.
Dalja e Albës shënon një moment të rëndësishëm në dinamikën e lojës dhe pritet të ndikojë ndjeshëm në rrjedhën e mëtejshme të spektaklit./ Zoom.al



