Në **“,Big Brother VIP Albania”**, tensionet mes banorëve s’po ndalen. Së fundmi, një moment i veçantë ka ndodhur mes **Mirit** dhe **Selin**, pas një provokimi të banores.
Gjatë një kënge që po këndohej në ambientin e izoluar të “shpellës”, **Selin** ka nisur të përshtatë vargje duke i drejtuar ato në mënyrë të nënkuptuar **Mir**, duke thënë mes të tjerash edhe: *“Se për ty Gimbo unë po vuaj.”*
Reagimi i **Mirit** ishte i menjëhershëm dhe i prerë. Ai e ndërpreu menjëherë, duke i thënë se nuk ka aspak merak për fjalët e saj dhe jo vetëm kaq, por edhe sugjeroi që ajo të shkojë tek **Gimbo** e të mbarojë punë me të.
Përplasja mes tyre ndodh në një kohë kur dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother po ndryshojnë dhe marrëdhëniet mes banorëve janë bërë temë diskutimi për publikun dhe komentet online.



