Alba reagon ndaj komenteve të opinionisteve për Labin dhe ngre shqetësime mbi etikën profesionale

Pas hapjes së zarfit të zi dhe shpalljes së vendimit që solli largimin e Labit nga loja, reagimet shpërthyen menjëherë – si brenda ambientit të shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.

Një nga reagimet më të ashpra erdhi nga Alba Pollozhani, e cila doli publikisht me kritika të drejtpërdrejta ndaj dy opinionisteve të formatit, Oltës dhe Leonorës.

Në reagimin e saj publik, Alba theksoi se deklaratat e tyre kanë kapërcyer kufijtë e etikës profesionale që duhet të ruajë një opinioniste.

“Korrupsion! Nga sa di unë, opinionistet nuk duhet t’i drejtohen publikut me thirrje nëse një lojtar duhet të largohet. Komentet e Oltës dhe Leonorës më lënë shumë për të dëshiruar, sepse kanë shkelur etikën që duhet të ketë një opinioniste,” është shprehur Alba.

Sipas saj, misioni i një opinionisti është të analizojë lojën, dinamikat dhe situatat që krijohen, por jo të ndikojë drejtpërdrejt në mendimin apo vendimmarrjen e publikut përmes deklaratave të hapura që orientojnë votën apo perceptimin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top