Ndërkohë që Klodi po qëndronte nën ujërat e dushit, Elijona iu afrua me një ton të ashpër, e gatshme për një debat.
Të dy nisën një përplasje të fortë, duke ngritur zërin dhe duke sfiduar njëri-tjetrin. Ajo që bie më shumë në sy ishte se Klodi dukej i humbur në durimin e tij.
Elijona e akuzonte Klodin se po tentonte të krijonte tension me të, ndërsa Klodi i kthente duke i kujtuar se e kishte quajtur “false”.
Elijona: “Të thashë të më lë, dua ta shijoj momentin tim, por ti nuk ndale, dhe tani po më thuash ‘do të përplasesh me mua’? Jo, mjaft më! Sot pas darke u mundove të më kapësh tri herë.”
Klodi: “Kush? Çfarë po thua?”
Elijona: “Tri herë u mundove. Njëherë për të qënë i sinqertë, pastaj për çakmakun.”
Në këtë pikë, mllefi i Klodit shpërtheu dhe ngriti zërin: “Çakmak? Për çfarë po flet, pse po shpif?”
Elijona: “Mos bërtit tek unë, Klod.”
Klodi: “Ti je mashtruese.”



