Një zhvillim i fortë ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Konkurrenti Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara, sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga faqja e programit.
“Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet!”, thuhet në reagimin zyrtar, duke konfirmuar se vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi dhe nuk do të ketë rikthim në lojë.
Produksioni nuk ka dhënë detaje të zgjeruara mbi arsyet e këtij përjashtimi, por vendimi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku ka nisur menjëherë debatet dhe komentet për situatën.
Megjithëse produksioni ende nuk ka dalë me një njoftim të detajuar zyrtar për çdo sekondë të ngjarjes, burime brenda shtëpisë bëjnë me dije se shkak është bërë shkelja e rregullave bazë të formatit.



