Tensione në BBVA: Miri dhe Mateo përplasen, kërkohet “zarf i zi” – çfarë po ndodh?

Spektakli i mbrëmjes së kaluar ka lënë pas një atmosferë të ngarkuar brenda shtëpisë, ku në qendër të vëmendjes gjatë orëve të fundit kanë qenë Miri dhe Mateo.

Pas përfundimit të Prime-it, një debat i fortë mes tyre ka dalë jashtë kufijve të lojës, kryesisht nga ana e Mirit, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe duke ndezur diskutime të forta mes publikut.

Gjatë përballjes direkte, situata u përshkallëzua deri në deklarata kërcënuese, ku Miri i tha Mateos se do të përballeshin jashtë ambientit të shtëpisë.

Kur Mateo e pyeti drejtpërdrejt nëse kjo ishte një kërcënim, Miri e pranoi pa hezitim, duke përdorur më pas edhe një gjuhë të rëndë që prekte edhe familjarët.

“Jo ty, por kush të ka bërë ty dhe gjithë Shqipërinë.”
“Do takohemi jashtë!”

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të forta dhe pakënaqësi të madhe nga ndjekësit e formatit.

Shumë komentues kanë kërkuar masa të rrepta nga produksioni, duke sugjeruar një “Zarf të Zi” për Mirin, pasi e konsiderojnë këtë lloj komunikimi si të papranueshëm dhe jashtë çdo norme të lojës.

Këtyre reagimeve i është bashkuar edhe komentuesi i njohur i reality show-ve, Pleurat Menaxheri.

Përmes një videoje të publikuar në TikTok, ai është shprehur se situata ka tejkaluar çdo kufi të pranueshëm të bashkëjetesës dhe ka bërë thirrje që të merret një masë e menjëhershme, duke kërkuar publikisht ndëshkim për gjuhën e përdorur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top