Mes Brikenës dhe Rogertit, publiku zgjodhi këtë të fundit si finalist, duke i siguruar vendin në finalen e madhe të 18 prillit.
Pas një jave, Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti do të përballen mes tyre për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Nga gara e kësaj mbrëmjeje u larguan Brikena dhe Shëndriti.
Ndërkohë, Brikena shënoi edhe 26-vjetorin e lindjes pikërisht sonte, duke marrë njëkohësisht një letër mjaft prekëse nga familja e saj, e cila shprehte krenarinë për gjithë rrugëtimin e saj në Big Brother.



