Reagime të forta ndaj Ilir Shaqirit dhe Adionit pas veprimit ndaj Moza Ahmetit – ndjekësit kërkojnë përjashtimin e tyre

Një situatë që ka shkaktuar reagime të forta dhe pakënaqësi tek ndjekësit është regjistruar së fundmi në Ferma VIP.

Ajo që fillimisht nisi si një moment humori mes banorëve, më pas mori një drejtim tjetër, duke u perceptuar jashtë shtëpisë si një veprim i papërshtatshëm. Pas përfundimit të gatimit, Iliri ka nisur të bëjë shaka me Mimoza Ahmeti, duke i thënë se kishte ruajtur një “bisht pule” enkas për të. Por situata u tensionua kur ai, me ndihmën e Adionit, e kanë kapur fizikisht, e kanë shtrirë dhe kanë tentuar t’i fusin ushqimin me zor në gojë.

Brenda fermës, ky moment u trajtua me të qeshura dhe si pjesë e një “loje” mes banorëve, por jashtë saj reagimi i publikut ka qenë krejt ndryshe. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale kanë sjellë një valë të madhe komentesh negative.

Shumë ndjekës e kanë kritikuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar të tepruar dhe duke kërkuar masa ndaj tyre. Edhe pse Mimoza Ahmeti vetë zgjodhi ta kalonte situatën me sportivitet, pa e dramatizuar apo u paraqitur si viktimë, publiku thekson se veprime të tilla fizike, sidomos kur ndodhin pa dëshirën e personit, nuk duhet të normalizohen në ekran.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse produksioni i Ferma VIP do të reagojë pas këtij episodi që ka ndezur diskutime të shumta në rrjet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top