Një moment i veçantë dhe plot emocione ka surprizuar banorët e Ferma VIP, ku këtë herë në qendër të vëmendjes ishte poetja Mimoza Ahmeti.
Ajo mori një mesazh mbështetës që erdhi nga qielli përmes një droni, ndërsa ajo që i habiti më shumë të gjithë ishte identiteti i dërguesit.
Surpriza për Mozën erdhi nga reperja e njohur Tayna, e cila vendosi ta mbështesë publikisht. Ky gjest i veçantë lidhet drejtpërdrejt me energjinë dhe frymën rinore që Mimoza ka treguar gjatë qëndrimit të saj në fermë.
Ajo është parë shpesh duke kënduar këngët e Tayna në ambientet e shtëpisë, duke krijuar disa nga momentet më të pëlqyera dhe virale të këtij edicioni.
Kjo vëmendje e papritur e ka emocionuar shumë Mozën, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe plot buzëqeshje mes banorëve, të cilët e kanë përgëzuar për këtë surprizë të veçantë.
Ky moment tregon edhe një herë se si Ferma VIP po krijon ura lidhëse mes artistëve dhe personaliteteve nga zhanre e breza të ndryshëm.



