DJ Gimbo reagoi me humor pasi Selin u shfaq në koncert pa të: “O Shëndrit, ku e kam gruan?”
Gjatë koncertit recital të Fifit, vëmendje të veçantë mori edhe prania e disa figurave të njohura nga “Big Brother VIP Albania”, mes tyre edhe fituesja Selin.
Ajo ishte e pranishme në këtë mbrëmje së bashku me kunatën e saj Gretën dhe mikun e afërt Shëndritin, duke ndjekur performancat në një atmosferë plot energji dhe entuziazëm.
Ajo që u vu re ishte mungesa e partnerit të saj, DJ Gimbo, i cili nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të angazhimeve profesionale.
Megjithatë, ai gjeti një mënyrë për t’u bërë pjesë e mbrëmjes në distancë.
Gjatë një videoje live të realizuar nga Shëndriti në Instagram, DJ Gimbo reagoi me humor duke komentuar: “O Shëndrit, ku e kam gruan?”, një frazë që u shpërnda shpejt në rrjet dhe u prit me komente argëtuese nga ndjekësit.



