I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Armir Tola, ka ndarë detaje mbi finalen e spektaklit, fitoren e Selin dhe takimin që pati me Mirin menjëherë pas përfundimit të garës.
Gjatë intervistës, Tola u ndal veçanërisht te momenti i takimit me Mirin, duke treguar se mes tyre pati një përqafim të ngrohtë dhe plot respekt.
“E takova sapo doli nga shtëpia dhe patëm një përqafim shumë të sinqertë. Me gjithë zemër doja që ai të fitonte, për shumë arsye,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet mbështetjen e tij të hapur për ish-finalistin.
Ai shtoi se në atë moment u takuan edhe me Landin, i cili u përpoq të lehtësonte atmosferën me humor, duke vënë re edhe gjendjen emocionale të Tolës pas finales.
Ajo që i ka bërë më shumë përshtypje ish-banorit ishte qetësia dhe qëndrimi i Mirit pas përfundimit të spektaklit. Sipas tij, ai u shfaq i matur dhe qytetar, pa shprehur komente negative për asnjë prej konkurrentëve, përfshirë edhe fituesen Selin.
Deklaratat e Armir Tolës kanë ngjallur interes te publiku, duke hedhur dritë mbi atmosferën dhe marrëdhëniet mes ish-banorëve pas finales së shumëpërfolur të “Big Brother VIP 5”.



