Pas transmetimit të klipit në prime, ku u rikthye në vëmendje raporti mes Mirit dhe Selinit, Gimbo — banori me të cilin Selini ka pasur afrimitet ditët e fundit — u shfaq i distancuar dhe i mërzitur.
Gjatë bisedës mes tyre, Selini i kërkoi qartësi, duke i thënë se nëse ai nuk ndjen asgjë për të, duhet ta thotë hapur, pa lënë vend për paqartësi.
Selin theksoi se mërzitja e Gimbon lidhej me faktin që po rihapej një histori të cilën ajo e kishte sqaruar shumë herë më parë. Ajo shtoi se, nëse do të ndodhte e kundërta, do të kishte shkuar vetë te ai dhe do t’i kishte kërkuar një përgjigje të drejtpërdrejtë: nëse nuk kishte ndjenja për të, të thoshte qartë “jo”.
Në vijim, Selini u shpreh se nuk është naive dhe se nuk mund të marrë vendime apo të mendojë në emër të dikujt tjetër. Ajo shtoi se ka reflektuar shumë herë mbi këtë situatë për të qenë e sinqertë me veten, duke pranuar se e mendon dhe e përjeton aq fort këtë marrëdhënie, sa shpeshherë i lindin edhe dyshime.
Nga ana tjetër, Gimbo u shpreh se kjo temë është diskutuar tashmë mjaftueshëm dhe se nuk sheh më arsye për ta zgjatur më tej bisedën.



