A është Mateo i padëshiruar nga familja e Brikenës? Detaji që po komentohet gjerësisht

Edhe pse janë kthyer në një nga dyshet më të përfolura të këtij sezoni të *Big Brother VIP Albania*, marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos vazhdon të mbetet e paqartë, pa një drejtim të qartë as brenda shtëpisë dhe as jashtë saj.

Megjithëse momentet e tyre po qarkullojnë masivisht në rrjetet sociale, Brikena vijon të mbajë një distancë emocionale, duke mohuar çdo ndjenjë romantike ndaj Mateos. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është një detaj jashtë shtëpisë: të dy nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Kjo mungesë ndërveprimi virtual ka ushqyer spekulime se pas këtij ftohjeje qëndron ndikimi i familjes së Brikenës. Sipas zërave që po qarkullojnë, të afërmit e saj nuk e shohin me sy të mirë afrimin e dyshes dhe nuk dëshirojnë që raporti i tyre të shkojë përtej shoqërisë, duke mbajtur një qëndrim të rezervuar ndaj Mateos.

Llogaritë e të dy banorëve, thuhet se po menaxhohen nga familjarët e tyre. Në këtë situatë, duket se as familja e Brikenës dhe as ajo e Mateos nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap për të zbutur distancën, as qoftë edhe simbolikisht në rrjetet sociale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top