Siç dihet, të shtunën më 18 prill mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania. Katër finalistët që garojnë për çmimin e madh janë Miri, Mateo, Selin dhe Rogerti.
Ndërkohë, portali pezi.blog ka hapur një sondazh me pyetjen: “Zgjidhni fituesin?”, për të ndjekur ditë pas dite se cili prej tyre po mbledh më shumë mbështetje nga publiku.
Vlen të theksohet se këto vota nuk ndikojnë në rezultatin final të spektaklit, por shërbejnë vetëm për të reflektuar opinionin dhe preferencat e publikut në rrjetet sociale.




