Një moment spontan, plot humor dhe batuta në “Ferma VIP” është kthyer menjëherë në një nga videot më virale të momentit në rrjetet sociale, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte vetë Mimoza Ahmeti.
Gjatë një bisede të qetë me fermerët në oborr, poetja dhe konkurrentja e reality show-t foli hapur për moderatoren Arbana Osmani dhe bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj, duke bërë komente që shkaktuan të qeshura të shumta dhe reagime të menjëhershme online
.Fillimisht, Mimoza ndaloi te Arbana, për të cilën pranoi se dikur kishte krijuar disa paragjykime.
Megjithatë, ajo tregoi se mendimi i saj ka ndryshuar ndjeshëm gjatë eksperiencës në “Ferma VIP”.
“Kam pasur paragjykime, por tani ka filluar të më pëlqejë shumë. Është shumë e mirë,” u shpreh ajo me sinqeritet gjatë bisedës.Por momenti që mori më shumë vëmendje ishte padyshim komenti i saj për Eduart Grishajn.
Me stilin karakteristik, të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Mimoza nuk kurseu fjalët pozitive për regjisorin e spektaklit.
“Edhe burri i saj… jo që është… ëndërr! Shumë, shumë profesionist, shumë i mirë,” tha ajo mes të qeshurave, ndërsa fermerët e tjerë reaguan menjëherë me humor.Klipi u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe nuk kaloi pa u vënë re as nga vetë Eduarti.
Regjisori e ripostoi videon në Instagram me shumë sportivitet dhe humor, duke etiketuar Arbanën dhe shkruar: “E kapa prime-in edhe unë”.Edhe Arbana Osmani reagoi në të njëjtën frymë, duke e shpërndarë videon dhe komentuar me të qeshura: “Hahahaha, ëndërr! Vdiqa 😂”.
Momenti është kthyer menjëherë në një nga episodet më të komentuara të ditës nga ndjekësit e “Ferma VIP”, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me komente dhe reagime pozitive për spontanitetin e Mimozës.
Nëse ky artikull të pëlqeu atëherë lexo edhe: Mateo surprizon fansat me veprimin e fundit për Brikenën – rrjeti shpërthen në reagime



