A do të jetojë me Gimbon në Prishtinë? Ja si iu përgjigj Selin pyetjes së Rozana Radit

Mbrëmjen e së enjtes, finalistët e Big Brother VIP Albania u surprizuan nga prania e disa të ftuarve specialë.

Moderatorë të njohur nga programe të ndryshme të Top Channel ishin të ftuar për një darkë brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Gjatë kësaj darke, moderatorja e “Goca dhe Gra” dhe njëkohësisht ish-finaliste e BBVIP 4, Rozana Radi, i drejtoi një pyetje direkte Selin-it lidhur me jetën e saj pas përfundimit të spektaklit, konkretisht nëse do të zhvendosej në Prishtinë për të jetuar me Gimbën.

Selin u përgjigj se planet e saj janë të qarta dhe lidhen me Tiranën, ndërsa gjatë bisedës nuk munguan as momentet me humor mes saj, Rozanës dhe Jul Deda.

Selin: “Të shohim çfarë ka rezervuar Zoti për mua.”

Rozana Radi: “Do jetosh në Prishtinë? Më duket se do të përfundosh atje…”

Selin: “Jo, nuk do të jetoj atje. Kemi folur me Gimbën. Unë e shoh veten në qytetin e bukur të Tiranës.”

Rozana Radi: “Sa dhoma e kuzhinë ke ti?”

Selin: “Do të marr një shtëpi tjetër me qira.” (qesh)

Jul Deda: “Pse e pyet kështu? A shkove ti në Librazhd për të jetuar atje?”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top