Sipas Arbër Hajdarit, ky banor pritet të fitojë “BBVA5”!

Sezoni i Big Brother VIP Albania po shkon drejt finales së madhe dhe pyetja që po dominon kudo mbetet: kush do të shpallet fitues i këtij edicioni?

Kësaj dileme i është përgjigjur me humor edhe opinionisti i spektaklit, Arbër Hajdari, gjatë një interviste në Top Albania Radio, ku u pyet drejtpërdrejt për emrin e mundshëm të fituesit.

Gjatë bisedës, moderatori Salsano Rrapi e vendosi në një situatë interesante me pyetjen: “Kush e fiton Big-un?”, duke pritur një përgjigje konkrete mes finalistëve që kanë spikatur këtë sezon.

Megjithatë, Arbër Hajdari zgjodhi ta trajtojë me humor këtë moment, duke shmangur një përgjigje serioze. Ai përmendi me shaka emrin e koleges së tij në panel, Monika Kryemadhi, duke thënë: “Monika!”, gjë që solli menjëherë të qeshura në studio.

Edhe pse nuk dha një përgjigje të prerë, opinionisti theksoi se gara mbetet e hapur dhe se çdo finalist ka ende mundësi reale për të fituar.

Finalja e Big Brother VIP Albania pritet të jetë e mbushur me emocione dhe një garë e fortë deri në fund, ndërsa publiku mbetet në pritje për të zbuluar fituesin e këtij sezoni.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top