Ethet e finales së madhe të Big Brother VIP Albania po ndihen gjithnjë e më shumë, ndërsa zhvillimet e fundit kanë rritur edhe më tepër kureshtjen e publikut për atë që pritet të ndodhë.
Së fundmi, Elton Tozaj, gjatë një interviste për Klan Kosova, ka zbuluar disa detaje interesante dhe ekskluzive, duke u ndalur veçanërisht te surprizat që produksioni ka rezervuar për finalisten Selin.
Sipas tij, ajo do të përballet me momente shumë të mëdha emocionale, ku do të përfshihet e gjithë familja e saj, por edhe një hap i rëndësishëm në karrierë që lidhet me televizionin.
“Selin ka një super surprizë ku është e përfshirë e gjithë familja. Do të ketë edhe një ftesë për t’u bërë pjesë e familjes së Top Channel…” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se mund t’i ofrohet një projekt i ri televiziv në Top Channel.
Megjithatë, ajo që ka ndezur më shumë reagime në rrjet është aludimi për një moment spektakolar brenda shtëpisë.
Duke iu referuar marrëdhënies së saj me Gimbën, Tozaj bëri një krahasim me një nga ngjarjet më të bujshme të edicioneve të kaluara, duke thënë: “Kam përshtypjen që mund të ketë diçka të ngjashme, një ceremoni si ajo mes Kiara Tito dhe Luiz Ejlli.”
Kjo deklaratë ka shtuar dyshimet për një surprizë të madhe në finale, duke rritur pritshmëritë për një spektakël të pazakontë.



