Pushtohet Prishtina: Yll Limani dhuron spektakël madhështor, surprizon publikun me Sinan Vllasaliun dhe Rina Balajn

Kryeqyteti ka përjetuar një natë të jashtëzakonshme nën ritmin e muzikës së Yll Limanit. Këngëtari i dashur për publikun mbajti një koncert madhështor në Prishtinë, ku mblodhi mijëra adhurues që elektrizuan atmosferën nga fillimi deri në fund.

​Ylli dhuroi një performancë plot energji e emocione, duke konfirmuar edhe një herë dashurinë e madhe dhe lidhjen e veçantë që ka me publikun e vendlindjes, teksa turma këndonte në një zë hitet e tij më të njohura.

​Sidoqoftë, mbrëmja nuk u mbyll me kaq. Një nga momentet më kulmore të natës ishte prania e ikonës së muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu. Para se Vllasaliu të ngjitej në skenë si i ftuar special, Ylli performoi hitin e tij legjendar “Sa vite”. Më pas, dueti solli një atmosferë të zjarrtë duke interpretuar së bashku këngën e njohur “Ditë e natë”.

​Pjesë e këtij spektakli ishte edhe Rina Balaj. Artistët ngjitën skenën krah për krah për të kënduar bashkëpunimin e tyre më të ri, projekt ky që është lansuar vetëm pak ditë më parë dhe u prit me duartrokitje të shumta nga të pranishmit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top