Ish-banori i shtëpisë më të njohur në Shqipëri, Artan Kola, ka folur së fundmi për raportin mes Ina Aderit dhe Keijsit Hysenit pas përfundimit të “Big Brother VIP 5”.
I pyetur nga një gazetare e Top Albania Radio nëse dyshja janë ende bashkë apo jo, këngëtari u shpreh se ata vazhdojnë të jenë në një lidhje. Megjithatë, situata mori një kthesë interesante gjatë bisedës.
**Pjesë nga intervista:**
Gazetarja: Thoni të vërtetën, jeni bashkë apo jo? Boll me aludime.
Artan: Janë, janë.
Keijsi: Jo.
Gazetarja: Të nxori zbuluar Keijsi.
Keijsi: Jo, jo.
Gazetarja: Atëherë çfarë bëni në një tavolinë bashkë?
Keijsi: Na mblodhi Tani.
Gazetarja: Po përpiqesh t’i bashkosh ti?
Artan: Jo, aspak.
Gazetarja: Atëherë pse jeni bashkë në një tavolinë?
Artan: I gjeta bashkë.
Keijsi: Unë sot jam këtu me Tan Kolën.
Gazetarja: Të kemi parë shpesh në shoqëri me meshkuj, mos ke ndryshuar mendje?
(Në këtë moment, Keijsi i jep një puthje në faqe Artan Kolës.)
Gazetarja: Mos ndoshta ke ndryshuar mendim?
Ky moment ka ngjallur reagime dhe diskutime në rrjet, duke shtuar edhe më shumë dyshimet dhe kuriozitetin rreth marrëdhënies mes tyre.



