Pas eliminimit, Adioni kërkon rikthim në “Ferma VIP”: thirrje publike për produksionin

Largimi i Adioni nga Ferma VIP, i ardhur si rezultat i votave të publikut pas një nominimi të fortë, nuk duket se ka shënuar fundin e rrugëtimit të tij në këtë format.

Vetëm pak orë pas daljes nga gara, dhe në një kohë kur tensionet në studio vijonin, veçanërisht pas përballjes mes partneres së tij Ola dhe moderatores Arbana Osmani, ai ka ndërmarrë një iniciativë për t’u rikthyer sërish në lojë.

Përmes llogarisë së tij në Instagram, Adioni ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për drejtuesit e programit, duke rishpërndarë postime të shumta nga mbështetësit e tij.

Në Instastory-t e publikuara, ai ka ndarë disa mesazhe nga faqet e fansave ku shkruhet me gërma të mëdha: “DUAM ADIONIN PËRSËRI NË FERMË”, të shoqëruara me hashtagun #RiktheniAdin, ndërsa në to janë etiketuar Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj.

Ky veprim tregon qartë dëshirën e tij për t’u rikthyer në garë, përkrah Ola. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo nismë dhe presioni nga rrjetet sociale do të ndikojnë në vendimmarrjen e produksionit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top