Fabjola Elezaj flet për largimin nga “Ferma VIP”: Po mendoj të nis një jetë të re në Milano

Pas përdorimit të një gjuhe të papërshtatshme ndaj moderatores Arbana Osmani, Fabjola Elezaj ka diskutuar me banorët e tjerë mbi pasojat që kjo situatë mund të ketë për rrugëtimin dhe imazhin e saj publik.

Gjatë një bisede me Vanesa, ajo analizoi tensionin e krijuar dhe mundësinë që aventura e saj në Ferma VIP të përfundojë në spektaklin e ardhshëm.

Fabjola Elezaj u shpreh se është e vetëdijshme për ndikimin që kjo ngjarje mund të ketë në perceptimin e publikut ndaj saj në Shqipëri, duke theksuar se etiketime të tilla janë të vështira për t’u ndryshuar më pas.

Si një mënyrë për t’u larguar nga presioni mediatik dhe vëmendja publike, ajo tregoi se po mendon të zhvendoset në Milano, duke argumentuar se atje formati nuk është i njohur dhe mund të vazhdojë jetën më qetësisht.

Në deklaratën e saj, ajo u shpreh:
“Nëse dal të premten, dal me damkë dhe asgjë nuk ndryshon më pas. Nga këtu del me një etiketë që të ndjek pas. Por unë nuk e kam problem — iki në Milano, atje nuk e njeh njeri ‘Ferma VIP’ dhe vazhdoj jetën time.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top