Një tjetër moment i tensionuar ka ndezur debatet në rrjet pas një deklarate të fortë të Adioni ndaj Ola, e cila po komentohet gjerësisht nga ndjekësit e formatit.
Gjatë një bisede të regjistruar nga kamerat, Adioni la të kuptohej se sjellja e Olës ndryshon para dhe pas kamerave, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si ajo paraqitet publikisht.
Deklarata e tij u interpretua nga shumë ndjekës si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj imazhit dhe moralit të saj, pasi ai nuk u ndal vetëm te debatet e zakonshme mes banorëve, por preku edhe mënyrën se si ajo perceptohet nga publiku. Menjëherë pas kësaj, rrjetet sociale u mbushën me reagime të shumta dhe opinione të ndara.
Një pjesë e publikut e sheh këtë si një lëvizje strategjike nga ana e Adionit për të provokuar dhe vendosur Olën në pozitë të vështirë, ndërsa të tjerë mendojnë se ai thjesht shprehu atë që kishte vënë re gjatë qëndrimit në fermë. Megjithatë, mënyra e drejtpërdrejtë e deklaratës bëri që situata të marrë përmasa më të mëdha.
Nga ana tjetër, publiku po pret edhe reagimin e Ola, pasi deklarata të tilla zakonisht sjellin përplasje të forta, sidomos në një ambient ku çdo veprim dhe çdo fjalë transmetohen para publikut.
Videoja e momentit po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga temat më të diskutuara të momentit. /TBLG Magazine



