Një moment që gjatë Prime-it të fundit të Ferma VIP kaloi pa shumë shpjegime, po merr tani një tjetër interpretim pas publikimit të disa pamjeve që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.
Gjatë transmetimit live, Mimoza Ahmeti kërkoi të fliste për një situatë të ndodhur brenda shtëpisë, por moderatorja Arbana Osmani e ndërpreu menjëherë, pa i dhënë mundësinë të vazhdonte më tej.
Në atë moment nuk u bë e qartë se çfarë po tentonte të tregonte Moza, duke lënë vend për shumë pikëpyetje te publiku.
Së fundmi, në rrjet është shpërndarë një video ku shfaqet Fabjola Elezaj pranë shtratit ku ndodheshin Moza dhe Bujaka, teksa po i masazhonte këmbët këtij të fundit.
Gjatë kësaj bisede, Ola dëgjohet duke iu drejtuar Mozës me fjalët:
“E njeh dhe ti Magdalenën, ë?”
Kjo frazë është komentuar nga shumë ndjekës si një krahasim me figurën biblike të Maria Magdalena, e njohur në traditën fetare për momentin simbolik të larjes së këmbëve të Jezusit.
Pamjet kanë sjellë reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa ndjekësit po spekulojnë nëse kjo ishte situata që Moza tentoi të përmendte gjatë Prime-it dhe arsyet pse biseda u ndërpre në studio.
Vazhdimi i debatit dhe reagimet e tjera po komentohen gjerësisht në rrjet…



