Adioni flet për raportin me Olën pas daljes nga Ferma VIP: “Dua ta vazhdojmë njohjen”

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin Andale, Adion Puka ka komentuar marrëdhënien e tij me Olën pas përfundimit të eksperiencës në Ferma VIP.

Ai tregoi se ndjenjat që janë krijuar mes tyre i konsideron të sinqerta dhe se dëshiron që njohja të vazhdojë edhe jashtë formatit televiziv.

Një nga momentet që mori më shumë vëmendje gjatë spektaklit ishte eliminimi i Adionit, kur ai shkëmbeu puthjen e parë në buzë me Olën — një skenë që u komentua gjerësisht nga publiku dhe u pa si konfirmim i afrimitetit mes tyre.

Gjatë intervistës, Adioni u pyet edhe për raportin me familjarët e Olës dhe mënyrën se si ata e kanë pritur këtë lidhje.

Ai bëri të ditur se ka pasur komunikim me ta dhe la të kuptohet se reagimi ka qenë më pozitiv nga sa ishte menduar fillimisht.

“Kam folur me ta… kanë folur edhe familjarët e mi para meje,” u shpreh ai, duke nënkuptuar se ekziston një mirëkuptim për vazhdimin e raportit mes tyre.

Deklarata e tij vjen pas një momenti të mëhershëm në spektakël, kur vëllai i Olës kishte shfaqur rezerva ndaj kësaj marrëdhënieje.

Megjithatë, duket se pas përfundimit të rrugëtimit të Adionit në fermë, situata ka ndryshuar dhe qëndrimi i familjes është bërë më i qetë.

I pyetur nëse e sheh lidhjen me Olën edhe jashtë programit, ai u përgjigj shkurt:
“Po si jo, Ola është shpirt.”

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, ndërsa ndjekësit po komentojnë nëse kjo marrëdhënie do të vazhdojë edhe larg kamerave.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top