Luiz Ejlli thyen heshtjen për projektin e ri televiziv: “Do të jetë çdo të premte!”

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, do të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel me një projekt të ri televiziv.

​Gjatë një pjese në emisionin “Fiks Fare”, ku u ngacmua nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, këngëtari zbuloi detajet e para mbi formatin që do të drejtojë. Ndryshe nga aludimet se emisioni mund të transmetohej çdo ditë, Luizi sqaroi se bëhet fjalë për një program javor.

​“Unë do filloj një projekt që e kam pas gjithmonë ëndërr ta bëj. Do jetë njëherë në javë, të premten në darkë”, është shprehur ai.

​Pavarësisht se detajet e mëtejshme mbi përmbajtjen e këtij formati po mbahen ende diskrete, konfirmimi zyrtar nga vetë Luizi ka ngritur menjëherë kureshtjen e publikut për rikthimin e tij në ekran.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top