Ish-banorja e “BBV 5”, Edisa, ishte e ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ndau disa nga përjetimet e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë bisedës, ajo u ndal edhe te raporti me Shëndritin, duke treguar se ka pasur momente kur ka qenë shumë pranë shpërthimit ndaj tij, por ka zgjedhur të përmbahet. Edisa rrëfeu se në vend që të reagonte me fjalë të ashpra, ka preferuar të qajë, duke mos dashur të përdorë gjuhë ofenduese. Sipas saj, sjellja e tij ka qenë shpesh provokuese.
Pjesë nga intervista:
– Kë doje të shaje dhe çfarë doje t’i thoshe?
– Isha mes dy zgjedhjeve: ta shaja apo të qaja.
– Kë?
– Shëndritin.
– Çfarë të bëri ai?
– Ishte shumë provokues.
– Keni pasur një debat jashtë, te divanët jeshilë…
– Po, por nuk e kuptuan pse unë qava. Në fakt, kisha shumë gjëra për t’i thënë, por vendosa të mos shaja. E nxora me lot.
– Çfarë mendon realisht për të?
– E kam thënë dhe vazhdoj ta them. Mendimet për banorët i krijova brenda shtëpisë. Para se të hyja, kisha parë vetëm disa fragmente, por mora kohën time për t’i njohur. Brenda është ndryshe nga jashtë. Për Shëndritin mendoj se është një “lëpirës me shënime”, madje në një nivel tjetër. Ai vetë ka thënë që mbante shënime për Big Brother.
– Nuk mendon se e ka Selinën shoqe të vërtetë?
– Më shumë besoj se ai e kuptonte që ajo marrëdhënie do të pëlqehej nga publiku. Ishte një strategji për të bërë lëvizje që bëhen virale. Duke qenë se Selina ishte e faktorizuar, ai mendonte se përmes saj do të fitonte edhe vetë më shumë vëmendje.



