Finalja e Big Brother VIP Albania nuk u mbyll vetëm me shpalljen e fitueses, por u shoqërua me tension edhe në prapaskenë.
Pamjet e transmetuara nga E Diell tregojnë momentin kur Rogerti largohet i irrituar nga ambientet e Top Channel, menjëherë pasi u eliminua dhe u rendit në vendin e katërt.
Në video, gazetari Bledi Mane përpiqet t’i afrohet për një koment të parë, por ish-banori e injoron dhe vijon rrugën pa u ndalur, i shoqëruar nga stafi dhe personat e afërt.
Pavarësisht insistimit të gazetarit, Rogerti zgjedh të mos reagojë, duke u larguar me nxitim dhe duke reflektuar qartë gjendjen e tij të rënduar emocionale.
Ky moment lidhet edhe me reagimet e tij të mëvonshme në rrjetet sociale, ku ka hedhur akuza ndaj produksionit, duke e cilësuar të gjithë procesin si një “lojë politike”.
Gjithashtu, është raportuar se ai ka refuzuar të marrë pjesë edhe në festën e “afterparty”-t së bashku me ish-banorët e tjerë.
Pamjet u bënë menjëherë virale, duke nxitur diskutime të shumta mbi atë që ndodhi pas kamerave në natën finale.



