Finalja e Big Brother VIP Albania u përmbyll me emocione të forta, ku Selina arriti të dalë fituese përballë Mirit dhe të fitojë çmimin e madh.
Megjithatë, mes festimeve dhe lotëve të gëzimit, një detaj i rëndësishëm nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.
Bëhet fjalë për mungesën e një prej elementeve më simbolike të këtij formati: fikja e dritave të shtëpisë nga fituesi.
Në edicionet e mëparshme, ky moment ka qenë gjithmonë pjesë e finales, ku fituesi mbetej i fundit në shtëpi dhe mbyllte gjithçka duke fikur dritat – një gjest që simbolizon fundin e rrugëtimit.
Këtë herë, megjithatë, për habinë e shumëkujt, kjo skenë nuk u realizua.
Kjo mungesë ka nxitur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku një pjesë e madhe e ndjekësve janë shprehur se prisnin pikërisht këtë moment si “vulën” përfundimtare të spektaklit.
Për shumë prej tyre, fikja e dritave nga vetë fituesja do të kishte qenë mënyra ideale për të mbyllur këtë sezon.



