Dita e parë me bashkëshortin pas muajsh! Gruaja e Mirit befason me deklaratë të papritur për Selin

Gruaja e Mirit, Rabea Shahini, në një intervistë të dhënë pas përfundimit të finales së Big Brother VIP Albania, ka reaguar lidhur me komentet që kanë qarkulluar në rrjet për marrëdhënien e bashkëshortit të saj me Selinin gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në deklaratën e saj, ajo pranoi se do të ishte e pavërtetë të thoshte se nuk është ndikuar nga këto komente, por theksoi se, pavarësisht gjithçkaje, besimi i saj ndaj Mirit ka qenë i palëkundur.

“Do të gënjeja nëse do të thosha që nuk jam prekur nga komentet. Kam pasur besim të plotë te Miri. Jam mësuar nga politika që disa gjëra i lexon dhe i lë të kalojnë. Asnjëherë nuk kam dyshuar tek ai. Mesazhi im për teleshikuesit është të mendojnë para se të shkruajnë diçka, sepse nesër mund të jenë vetë ata që ndihen të lënduar,” – u shpreh Rabea.

Në fund të intervistës, ajo theksoi rëndësinë e përgjegjësisë në komunikim, duke nënvizuar se sot mund të jetë dikush në qendër të kritikave, ndërsa nesër mund të jetë dikush tjetër.

Rabea shtoi gjithashtu se pjesa më e vështirë për të nuk ka qenë ajo që ka ndodhur brenda shtëpisë mes Selinit dhe Mirit, por reagimet dhe gjuha e përdorur jashtë saj.

“Vështirësia më e madhe kanë qenë komentet dhe negativiteti jashtë Big-ut. Nuk jam mërzitur nga situatat mes Selinit dhe Mirit. Do të gënjeja nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet, por besimi im te Miri ka qenë gjithmonë i plotë.

Jam mësuar që disa gjëra thjesht t’i lexosh dhe t’i kalosh. Mesazhi im është i thjeshtë: mendoni para se të shkruani, sepse mund të lëndoni dikë pa e kuptuar.

Secili ka jetën e vet; përpara se të gjykoni apo komentoni, reflektoni një herë. Kjo ka qenë një eksperiencë shumë e fortë për mua dhe di që do të më mbetet gjatë në kujtesë, por besoj se në fund gjithçka do të shkojë mirë.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top