Debat i fortë mes Adit dhe Mozës në “Ferma VIP”: Përplasje për një fjalë sllave ndez tensionin në shtëpi

Në “Ferma VIP” ka shpërthyer një debat i ashpër mes Adi dhe Mozës, pas një bisede që nisi për një fjalë me origjinë sllave dhe përfundoi në tensione të dukshme mes tyre.

Gjithçka duket se ka nisur kur Moza i ka përmendur Adit një fjalë sllave, duke nënkuptuar se ai mund ta njihte kuptimin e saj. Kjo gjë ka irrituar Adin, i cili e ka lidhur menjëherë diskutimin me gjuhën serbe dhe ka reaguar me nervozizëm.

Sipas Mozës, fjala në fjalë përdoret gjerësisht në rajon dhe shumë shqiptarë e njohin për shkak të historisë dhe kontakteve kulturore, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për ndonjë temë politike.

**Pjesë nga debati:**

Moza: Këtë fjalën sllave që po diskutonim dje, mos je ankuar gjë ti?
Adi: Jam ankuar shumë.
Moza: Ou?
Adi: Po.
Moza: Atëherë pse nuk e diskutove me mua?
Adi: Nuk dua t’i debatoj këtu, dua t’i debatoj në sy të shqiptarëve.
Moza: Ti vjen te unë për konflikt apo çfarë? Nuk e kuptoj.
Adi: Thjesht dua të ma shpjegosh pse më the: “Ti e kupton që është gjuhë sllave”.
Moza: Po ajo do të thotë “dreq”.
Adi: Unë e kuptova si shaka, por ti e the si diçka tjetër.
Moza: E thashë sepse mendova që e njeh, shumë njerëz e dinë këtë gjuhë.
Adi: Unë jam shqiptar, nuk ka lidhje kjo.
Moza: Gjuhët janë kulturë, nuk janë politikë.
Adi: Çfarë kulture ka gjuha sllave?
Moza: Mos e çoni në këtë drejtim, po flasim për gjuhë, jo për politikë.
Adi: Ti më the që unë e kuptoj sepse është sllave.

Debati ka vijuar me tone të ngritura, ndërsa secili ka mbrojtur qëndrimin e vet, duke e bërë situatën një nga momentet më të komentuara të episodit.

Pas transmetimit, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, ku një pjesë e publikut e ka kritikuar Adin për mënyrën e reagimit, ndërsa Moza është vlerësuar për qasjen e saj të qetë dhe argumentuese në debat.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top