Zhvillime të papritura kanë trazuar Ferma VIP, duke ndryshuar rrjedhën e lojës vetëm pak orë pas “Prime”-it të fundit.
Pas incidentit gjatë transmetimit live, ku Ola hodhi një shishe në drejtim të DJ Bujaka, si dhe pas situatave të tjera të tensionuara brenda fermës, produksioni ka ndërhyrë me një vendim të papritur.
Si pasojë e këtyre episodeve dhe sjelljeve të konsideruara të papërshtatshme, televotimi javor është anuluar.
Në vend të tij, është hapur një votim i ri, i përqendruar drejtpërdrejt tek Ola, duke e vendosur atë në qendër të vendimmarrjes së publikut.
Ndërkohë, në rrjetet zyrtare është publikuar edhe një tjetër votim për Fabjola Elezaj, ku publiku pyetet nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin në fermë — një zhvillim që ka shtuar edhe më shumë paqartësi dhe diskutime mes ndjekësve.



