​”Plasi” në dasmën e vajzës së Shkurte Fejzës: Remzie Osmani humb qetësinë dhe gjuan mikrofonin!

Dasma e Agnesës, vajzës së vogël të Shkurte Fejzës, e cila nisi me muzikë dhe atmosferë të ngrohtë festive, mori vëmendjen e rrjetit për shkak të një incidenti të papritur.

​Gjatë festës, këngëtarja Remzie Osmani u ndalua nga një gazetare për një prononcim, por pyetja rreth Mihrije Brahës duket se e ka irrituar tej mase artisten. Ajo reagoi ashpër duke ia hedhur mikrofonin gazetares dhe duke iu drejtuar me fjalën “gubajk”.

​Pamjet e këtij momenti u përhapën me shpejtësi në internet, duke u kthyer në kryefjalën e dasmës. Për më tepër, gazetarja ka deklaruar se është kërcënuar nga këngëtarja që të mos i publikonte pamjet, megjithatë videoja tashmë është bërë virale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top