Pas deklaratave të forta të Adioni, i cili pretendoi se ishte goditur dhe lënduar me një fshesë nga Mimoza Ahmeti, pamjet e publikuara së fundmi duket se paraqesin një version tjetër të ngjarjes.
Sipas videove që po qarkullojnë, veprimi i Mozës shfaqet më tepër si pjesë e një momenti me tone shakaje dhe nuk duket të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë dëmtim fizik të konkurrentit.
Madje, nga analiza e kronologjisë së pamjeve, rezulton se lëndimi në krahun e Adioni ka ndodhur disa orë më herët gjatë një sfide, ku ai është rrëzuar teksa ishte duke vrapuar.
Publikimi i këtyre materialeve ka ndezur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale.
Shumë ndjekës kanë vënë në dyshim deklaratat fillestare të Adioni, duke e kritikuar për ekzagjerim ose keqinterpretim të situatës.
Ajo që fillimisht u perceptua si një përplasje fizike, tashmë është kthyer në një debat mbi të vërtetën dhe perceptimin, duke e bërë edhe më të tensionuar atmosferën brenda dhe jashtë Ferma VIP.



