Mbrëmjen e fundit në Prive By Liberta Spahiu, në rubrikën “Koment për Koment”, e ftuar ishte Erzina, e cila foli për komentet dhe reagimet që kanë qarkulluar në rrjet pas përballjes televizive të MC Kresha me ish-partneren e tij, Rozana Radi.
Në rrjetet sociale, një nga komentet që mori më shumë vëmendje ishte pyetja:
“Qysh bre e le Kreshën me shku te Rozana?”
Erzina reagoi me qetësi dhe humor, duke treguar se nuk e ka parë situatën si problematike. Ajo tha se kjo është diçka tipike për MC Kreshën, i cili di gjithmonë të tërheqë vëmendjen e publikut.
“Kjo është temë e madhe. Kështu din me e bë vetëm MC Kresha, lajm boom të madh,” u shpreh ajo gjatë intervistës.
Ajo shtoi se nuk ka ndjerë asnjë shqetësim nga kjo dalje televizive, përkundrazi, tregoi se e vlerëson shumë emisionin Goca dhe Gra dhe madje bëri edhe një thirrje publike për të qenë pjesë e tij.
“E dua ‘Goca dhe Gra’. Më ftoni, kam qejf me ardhë në emision. Është një program shumë i mirë dhe diskutohen tema interesante,” tha Erzina, duke shtuar se e kishte mbështetur plotësisht bashkëshortin për këtë intervistë.
“Nuk është diçka që më prek. I thashë: ‘Do it’,” tregoi ajo.
Gjatë bisedës u përmend edhe fakti që Rozana Radi ka nisur të ndjekë në rrjet markën e Erzinës, “Meraki”. Edhe për këtë, reagimi i saj ishte pozitiv dhe mbështetës.
“I dërgoj shumë dashuri që përkrah Merakin. Unë dhe Rozana jemi dy gra të pavarura dhe të forta. Nuk e kam mentalitetin të urrej një femër tjetër,” u shpreh ajo.
Me deklaratat e saj, Erzina tregoi se përtej komenteve dhe zhurmës në rrjet, situata është përjetuar me maturi dhe respekt reciprok nga të gjitha palët.



