Kënga Magjike ndryshon rregullat pas 25 vitesh – Ardit Gjebrea zbulon formatin e ri surprizë

Pas një historie 25-vjeçare në skenën muzikore shqiptare, Kënga Magjike pritet të vijë me ndryshime të mëdha në edicionin e vitit 2026.

Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea ka bërë të ditur se festivali do të ndryshojë mënyrën tradicionale të funksionimit, duke hequr një nga elementët që ka shoqëruar spektaklin prej vitesh: votimin e artistëve për njëri-tjetrin.

“Pas 25 vitesh, ‘Kënga Magjike 2026’ do të sjellë një tjetër sistem votimi. Këngëtarët nuk do të votojnë më kolegët e tyre,” deklaroi Gjebrea.

Sipas tij, fituesit dhe vlerësimet do të përcaktohen nga juria profesionale dhe publiku, ndërsa festivali do të largohet edhe nga formati klasik i renditjes me vend të parë, të dytë dhe të tretë.

Edhe pse do të ketë një fitues kryesor, fokusi nuk do të jetë më te gara tradicionale, por te vlerësimi artistik dhe kategoritë e ndryshme muzikore.

Me këtë ndryshim, Kënga Magjike synon t’i afrohet modeleve ndërkombëtare të eventeve muzikore si Grammy Awards, MTV Video Music Awards dhe Brit Awards, ku rëndësi të veçantë marrin performanca, ndikimi artistik dhe çmimet sipas kategorive.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top