Pas deklaratës së fortë në studio, familjarët e Olës ndërmarrin një hap të papritur
Pas një momenti të tensionuar në studio, ku Ola iu drejtua moderatores Arbana Osmani me një fjalë fyese, reagimet nuk munguan as jashtë Ferma VIP. Ngjarja nxiti menjëherë debat të gjerë në rrjetet sociale, ndërsa situata mori një tjetër zhvillim vetëm pak orë më vonë.
Llogaria personale e Ola në Instagram u vendos në privat nga familjarët e saj, një veprim që u interpretua si një përpjekje për ta mbrojtur nga vala e komenteve dhe kritikave që pasuan deklaratën e saj në studio.
Ky vendim vjen në një periudhë të ndjeshme për të, pasi përveç kritikave për mënyrën e komunikimit, ajo po përballet edhe me ngarkesë emocionale pas largimit të Adioni nga gara.
E gjithë kjo situatë ka rindezur diskutimet mbi ndikimin që formatet reality kanë në jetën personale të pjesëmarrësve, sidomos kur reagimet e tyre bëhen virale dhe marrin përmasa të mëdha në publik.



