Pas tensioneve dhe situatave që kanë shkaktuar reagime të shumta në Ferma VIP, Fabjola Elezaj është futur në një televotim penalizues nga produksioni.
Ky vendim erdhi pas debateve të forta të transmetuara gjatë Prime-it dhe diskutimeve të shumta që kanë dominuar rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit.
Paralelisht, edhe në profilin tonë është zhvilluar një sondazh me pyetjen:
“A duhet të largohet Ola?”
Rezultatet kanë tërhequr vëmendje të madhe nga ndjekësit.
Sipas votave të publikut, 81% e pjesëmarrësve janë shprehur pro largimit të Olës nga Ferma VIP, ndërsa 19% kanë votuar që ajo të vazhdojë rrugëtimin në format.
Këto shifra tregojnë reagimet e forta të publikut pas zhvillimeve të fundit në shtëpi, megjithatë mbetet për t’u parë nëse edhe televotimi zyrtar do të sjellë të njëjtin rezultat për banoren.
Burimi: Ekskluzivet.com



