Atmosfera në Ferma VIP është tensionuar sërish, këtë herë pas një debati të fortë mes Ilirit dhe Bujakës, i cili nisi gjatë diskutimeve për sfidën e imunitetit. Situata u përshkallëzua shumë shpejt, duke detyruar fermerët e tjerë të ndërhyjnë për të shmangur një konflikt më serioz mes tyre.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, dy konkurrentët shihen duke debatuar me tone të larta dhe akuza të ndërsjella, ndërsa tensioni mes tyre bëhet gjithnjë e më i madh. Momenti ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka nxitur reagime të shumta online.
Në një moment ndërhyn edhe Kostana, e cila përpiqet t’i qetësojë dhe t’i ndajë, nga frika se situata mund të dilte plotësisht jashtë kontrollit.
Pas kësaj ngjarjeje të tensionuar, komentet në rrjet kanë shpërthyer, ndërsa publiku po pret me interes të madh të shohë nëse produksioni do të reagojë apo do të marrë masa gjatë Prime-it të ardhshëm.
Çfarë mendoni ju për këtë përplasje? A duhet të ketë masa nga produksioni?
Nëse ky lajm ju pëlqeu atëherë lexoni edhe: