Lotina Haziri, partnerja e reperit të njohur Mozzik, ka thyer heshtjen pas lajmeve të bujshme që po qarkullojnë së fundmi për një shtatzëni të mundshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka befasuar ndjekësit me një deklaratë të papritur.
Lotina ka zbuluar se ka arritur ta mbajë djalin e saj larg syrit të publikut për plot gjashtë muaj, edhe pse gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë rregullisht e pranishme në ekranet televizive.
“Cila është superfuqia juaj?” – ka shkruar ajo me ironi dhe krenari në postimin e saj, duke nxitur menjëherë qindra reagime dhe kuriozitet të madh te ndjekësit.
Për t’i vendosur pikat mbi “i” dhe për të treguar se gjithçka është në rregull mes tyre, Lotina nuk ka harruar të etiketojë edhe Mozzik-un, duke e shoqëruar postimin me emoji zemrash që konfirmojnë harmoninë në lidhjen e dyshes.



