Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania ishte larg të qenit e qetë apo e lehtë për publikun. Një nga figurat më të forta dhe më të diskutuara të këtij sezoni, Brikena, i dha fund rrugëtimit të saj në një moment vendimtar, vetëm pak ditë përpara finales së madhe të 18 prillit. Dueli “kokë më kokë” me Rogertin mbajti të gjithë të mbërthyer pas ekranit, por në fund ishte ai që siguroi vendin si finalisti i katërt.
Ky rezultat shkaktoi menjëherë një valë të fortë reagimesh në rrjetet sociale, duke ndarë publikun në qëndrime të kundërta dhe duke ndezur diskutime të shumta.
Ndërsa jashtë shtëpisë situata “vloi”, brenda saj emocionet ishin edhe më të forta. Pas përfundimit të Prime-it dhe mbylljes së transmetimit, Mateo u pa dukshëm i tronditur. Momentet kur ai shpërtheu në lot dhe u duk i rënduar nga largimi i Brikenës treguan një anë shumë më personale dhe të ndjeshme të këtij eliminimi.
Por në kontrast me emocionet brenda shtëpisë, jashtë saj Brikena reagoi krejt ndryshe.
Menjëherë pasi mori telefonin në dorë, ajo nisi të tregojë mbështetjen e saj pa asnjë vonesë. Që në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4, i vetmi postim origjinal në Story-n e saj në Instagram – përtej shumë ripostimeve – ishte i përqendruar plotësisht te gara e Mateos për çmimin e madh.
Përmes një imazhi ku shfaqej grafika e votimit mes katër finalistëve – Mateo, Miri, Rogert dhe Selin – Brikena e bëri të qartë qëndrimin e saj. Ajo theksoi portretin e Mateos me zemra dhe u bëri thirrje ndjekësve të saj me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Të votojmë fituesin e padiskutueshëm!”.
Një deklaratë e shkurtër, por me peshë: edhe pse rrugëtimi i saj në shtëpi ka përfunduar, angazhimi i Brikenës për të mbështetur Mateon sapo ka nisur.




